KONTRATA KOLEKTIVE E PUNES, 2010 - 2014
Sot, më datën 25 Maj 2010, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në prani të palëve, nënshkruhet kjo Kontratë Kolektive Pune midis: Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësuar nga Ministri, z. Myqerem TAFAJ , nga njëra anë, dhe: Të dy palët, mbas negocimeve të zhvilluara, arritën në përfundimin që të përsëritin Kontratën e deritanishme Kolektive të Punës të datës 4 Korrik 2006 duke i bërë asaj ndryshimet, plotësimet dhe përmirësimet e nevojshme dhe duke e shtrirë periudhën e Kontratës së re nga data e nënshkrimit të saj deri më 31 Dhjetor 2014. Neni 1Baza ligjore Kjo Kontratë Kolektive mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në nenet 50 dhe 51, në Konventat Ndërkombëtare të Punës, veçanërisht në Konventat nr. 87 dhe 98, në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, në nenet 159-188, ne ligjin nr. 7952 date 21.6.1995 “Për arsimin parauniversitar” (i ndryshuar) dhe në akte të tjera ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës në tërësi dhe ato në fushën e arsimit në veçanti.
Neni 2 Fusha e zbatimit të Kontratës 2.1. Kjo kontratë i shtrin efektet e saj mbi të gjithë personelin mësimor të sistemit parauniversitar, përfshirë edukatoret e kopshteve, mësuesit e ciklit të ulët dhe të lartë të shkollës 9-vjeçare, mësuesit e gjimnazeve dhe shkollave të mesme profesionale e speciale. Në këtë Kontratë mund mbështeten dhe të përfitojnë edhe të punësuarit në arsimin e lartë, kur hartojnë kontratat e nivelit të dytë, për ato dispozita që përbëjnë standarde të përgjithshme në marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, të përcaktuara në Konventat Ndërkombëtare të Punës dhe në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, ku MASH kryen funksionin e punëdhënësit të nivelit të parë, dhe punonjësit ndihmës në të gjitha nivelet. 2.2. Për arsimin parashkollor dhe parauniversitar, për punonjësit ndihmës që janë në varësi të drejtorive arsimore rajonale apo zyrave arsimore, kontratat kolektive të nivelit të dytë lidhen midis DAR/ZA dhe seksioneve sindikale të dy sindikatave nënshkruese të Kontratës Kolektive të nivelit të parë. Ndërsa, për punonjësit mësimdhënës e shkencorë dhe personelin ndihmës në arsimin e lartë kontratat kolektive të nivelit të dytë lidhen midis rektorateve e dekanateve, nga njëra në dhe sindikatave përkatëse të çdo universiteti dhe fakulteti. 2.3. Dispozitat e Kontratës Kolektive të nivelit të parë janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha nivelet e tjera që legjitimohen për nënshkrimin e kontratave kolektive të nivelit te dytë, në kuptimin që këto subjekte nuk mund të përfshijnë në kontratë më pak të drejta për punëmarrësit se sa legjislacioni shqiptar dhe Kontrata Kolektive e nivelit të parë. 2.4. Palët nënshkruese në kontratat kolektive të nivelit të dytë, mbështetur në natyrën e kushteve që karakterizojnë arsimin e lartë, sidomos kërkesat e procesit të Bolonjës, dhe në arsimin parauniversitar në natyrën e kërkesave në nivel lokal, në veçoritë e kushteve të punës, mund të përfshijnë në kontratën kolektive të nivelit të dytë të drejta dhe përfitime në favor të punëmarrësve në një vëllim më të madh se ato të nivelit të parë, me kusht që këto të drejta dhe përfitime të mos bien në kundërshtim me dispozitat e shprehura në mënyrë ndaluese në legjislacionin e marrëdhënieve të punës ose dispozitat e Kontratës Kolektive të nivelit të parë. 2.5. Pala e sindikatës, në momentin e lidhjes së kontratës kolektive të nivelit të dytë, duhet të paraqesë listën zyrtare të anëtarëve të sindikatës si dhe autorizimin me shkrim nga Kryesitë e sindikatave nënshkruese të Kontratës Kolektive të nivelit të parë. Neni 3 Kohëzgjatja e Kontratës Kjo Kontratë Kolektive do të zbatohet nga data e nënshkrimit të saj dhe deri më 31 Dhjetor 2014. Mbas këtij afati, mbështetur në nenin 173 pika 3 të Kodit të Punës, Kontrata Kolektive mund të zgjidhet me kërkesën e secilës palë, por me kusht që pala e interesuar të njoftojë tërheqjen 6 muaj më parë. Neni 4 P u n e s i m i 4.1. Me nënshkrimin e kësaj Kontrate Kolektive dhe depozitimin e saj në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, të gjithë punonjësit që aktualisht kanë një vend definitiv pune në sistemin e MASH dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 4 pika 3 të kësaj kontratë, konsiderohen ligjërisht të punësuar. Ndërsa për sa i përket mbrojtjes ligjore sindikale të këtyre të drejtave të punëmarrësve para punëdhënësit, në komisionet e pajtimit apo në gjykatë, sindikatat nënshkruese të kësaj Kontrate Kolektive angazhohen dhe mbrojnë vetëm anëtarët e tyre. 4.2. Anëtarë të sindikatës konsiderohen vetëm ata mësues, pedagogë, punonjës shkencorë apo personel ndihmës, që janë deklaruar me shkrim për anëtarësimin në njërën nga sindikatat nënshkruese të kësaj kontrate, dhe që paguajnë rregullisht kuotizacionin sindikal, sipas mënyrës dhe masës që përcaktohet nga organet drejtuese të secilës sindikatë. 4.3. Kriteret bazë për punësim në arsimin parauniversitar që pranohen nga të dy palët nënshkruese të Kontratës Kolektive, mbështeten në dispozitat përkatëse të Kodit të Punës, në Konventat Ndërkombëtare të Punës, në dispozitat përkatëse të ligjit për arsimin parauniversitar, në kriteret që përmbajnë kontratat e mëparshme kolektive dhe në standardet e sotme evropiane për punësimin në arsim. Këto kritere në mënyrë të përmbledhur janë: 4.4 Kushtet kryesore që ofron MASH për punësimin në sistemin parauniversitar të arsimit dhe që pranohen nga FSASH/SPASH janë: 4.5 Në raste të veçanta, për nevoja të zhvillimit normal të procesit mësimor, DAR/ZA mund të angazhojnë edhe mësues në pritmëri ose mësues pensionistë, që plotësojnë kriteret e caktuara për nivelin përkatës ku japin mësim. Pagesa në këto raste bëhet me orë mësimore, të cilat vlerësohen në bazë të tarifave të miratuara me VKM. 4.8. Zgjidhja e marrëdhënieve kontraktuale të punës nga punëdhënësi pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme. Në këtë rast punëdhënësi detyrohet t’i paguajë dëmshpërblim punëmarrësit të barabartë me një vit pagë. Për të punësuarit në arsimin publik, me kërkesën e Sindikatave Qendrore nënshkruese të kësaj Kontrate ose me vendim gjykate të formës së prerë, punëdhënësi është i detyruar ta rikthejë punëmarrësin e larguar nga puna pa shkaqe të arsyeshme, në punën e mëparshme. (Neni 146, pika 3 e KP). 4.9. Kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, për zgjidhjen e marrëdhënieve kontraktuale të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë ndaj punëmarrësit këto afate njoftimi: 4.10 Punëmarrësi fiton shpërblim për vjetërsinë, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës midis tyre kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Në këtë rast zbatohen dispozitat e nenit 145 të Kodit të Punës. Sindikatat nënshkruese të Kontratës Kolektive mbështetin anëtarët e tyre, që këtë shpërblim ta përfitojnë duke negociuar me punëdhënësin ose duke e zgjidhur çështjen në rrugë gjyqësore. 4.11. Zgjidhja e menjëhershme e marrëdhënieve të punës nga punëdhënësi ose punëmarrësi bëhet duke respektuar dispozitat e neneve 153 deri 156 të KP. 4.12. Kushtet e punësimit të personelit në institucionet e arsimit special dhe të institucioneve të tjera trajtohen me kontrata të nivelit të dytë. 4.13. Në vendet që krijohen të lira për punësim, përveç kritereve të përcaktuara në nenin 4.3, kanë përparësi edhe mësuesit e cilësuar “invalidë pune” me vendim të komisionit përkatës, si dhe mësuesit që kanë humbur më parë vendin e punës për shkaqe objektive siç është reforma në arsim. 4.14. Në kuptimin e nenit 31, 33 dhe 92 të Ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993 “ Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë ( i ndryshuar), i punësuari në arsimin parauniversitar mund t’i përfundojë marrëdhëniet e punës me kërkesën e tij ose të punëdhënësit, me kusht që i punësuari të këtë plotësuar kushtet që përmbajnë dispozitat e mësipërme dhe t’i këtë lindur e drejta për pension të plotë pleqërie. Në këtë rast, për të mos shkaktuar çrregullime në procesin mësimor, sidomos në marrëdhënie me nxënësit, punëdhënësit i ndalohet që t’i ndërpresë marrëdhëniet e punës të punësuarit për shkak të plotësimit të moshës së pensionit në 2 muajt e fundit të vitit shkollor. Neni 5 Ndryshimi i vendit te punes 5.1. Sindikatat mbështetin kërkesat e anëtarëve të tyre të punësuar në arsim për ndryshimin e vendit të punës, me kusht që të përmirësohet pozita e punëmarrësit. Sindikatat, së bashku me kërkesën e të punësuarit, për ndryshimin e vendit të punës, i paraqitin punëdhënësit përkatës edhe mendimin e tyre me shkrim dhe të argumentuar, jo më vonë se data 15 maj të çdo viti. 5.2. Miratimin ose mosmiratimin e kërkesës së punëmarrësit për ndryshimin e vendit të punës, punëdhënësi është i detyruar t’ia njoftojë me shkrim punëmarrësit 30 ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, duke parashtruar edhe argumentet përkatëse. 5.3. Ndryshimi i vendit të punës me iniciativën e punëdhënësit, bëhet vetëm për raste të veçanta dhe konkretisht: Si rregull, punëmarrësit i ndryshohet vendi i punës vetëm para fillimit të vitit mësimor, duke respektuar procedurat që përcakton Kodi i Punës dhe Kontrata Kolektive. 5.4. Në çdo rast, ndryshimi i vendit të punës bëhet vetëm brenda njësisë administrative në juridiksionin e drejtorisë / zyrës arsimore përkatëse dhe duke mbajtur parasysh shkallën e kualifikimit, vjetërsinë në punë, rezultatet në punë dhe nivelin arsimor. 5.5. Urdhri për ndryshimin e vendit të punës duhet t’i jepet punëmarrësit me shkrim dhe i motivuar, 30 ditë para ekzekutimit të parashikuar. 5.6. Punëdhënësi është i detyruar të ruajë vendin e punës:
5.7. Për anëtarët e tyre, me kërkesën e sindikatave nënshkruese, punëdhënësi është i detyruar t’i verë në dijeni ato për motivet e transferimit, për pasojat juridike, ekonomike dhe sociale që vijnë në këtë rast. 5.9. Punëdhënësi mund t’i ndryshojë vendin e punës punëmarrësit gjatë procesit mësimor vetëm në raste përjashtimore:
Neni 6 Koha e punes 6.1. Në arsimin parauniversitar zbatohet java 5 ditëshe e punës, nga e hëna deri të premten. Përjashtimet bëhen me marrëveshje të veçantë midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. 6.2. Në arsimin bazë (klasa 1-9) dhe në gjimnaze dhe arsimin e mesëm profesional, koha javore e punës përbëhet nga dy komponentë: 6.3. Ngarkesa mësimore javore për punonjësit mësimorë në arsimin parashkollor është 36 orë në javë. 6.4. Mësuesit që punojnë në ciklin e ulët dhe mësuesit që kanë klasë në kujdestari, i barasvlerësohet kjo punë me një orë mësimore. 6.6. Orët mësimore që mësuesi zhvillon mbi normën e caktuar në Udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, paguhen si orë suplementare. 6.7. Me kërkesë me shkrim të DAR/ZA dhe miratimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, vetëm një mësues në shkollë për lëndë ose grup lëndësh, mund të punojë me një ngarkesë mësimore javore më të ulet se norma deri në 3 orë në javë, ose një normë vjetore e konvertuar me këtë masë javore. Në këtë rast, orët nën normë i zbriten mësuesit nga paga me tarifën e orës suplementare. 6.8. Ngarkesa mësimore e mësuesve të cilësuar “invalidë pune” do të jetë në përputhje me vendimin e KMCAP. 6.9. Mësimdhënësit gëzojnë të drejtën për punë suplementare të pagueshme deri në 30% të ngarkesës mësimore. 6.10. Mësuesit e cilësuar “invalidë pune” nuk mund të ngarkohen me orë mësimore mbi normë. 6.11. Orët shtesë mbi normë për veprimtaritë mësimore-edukative në ditët e pushimit javor për realizimin e programit ose të aktiviteteve zyrtare që bëjnë DAR dhe ZA, do të paguhen sipas nenit 91, pika 3 e Kodit te Punës. 6.12. Koha e punës për të punësuarit e tjerë të përcaktuar në Nenin 2 të kësaj Kontrate rregullohet me VKM ose Kontratë Kolektive të nivelit të dytë. 6.13 Ministria e Arsimit dhe Shkencës merr përsipër që të vazhdojë marrjen e masave të nevojshme për normalizimin e numrit të nxënësve për çdo klase, duke synuar që brenda 2-3 viteve të ardhshme klasat të kenë jo më shumë se 32 nxënës.
Neni 7 KOHA E PUSHIMIT 7.1. Koha e pushimit në sistemin e arsimit publik përbëhet nga pushimet javore dhe pushimet vjetore.7.2. Pushimi javor është ditën e shtunë dhe ditën e diel. 7.3. Pushimet vjetore mbështeten në nenin 92, pika 2 të Kodit të Punës dhe në VKM nr. 220 datë 24.05.1994 “Për pushimin plotësues në sektorin e arsimit”. Në bazë të këtyre dispozitave pushimet vjetore për mësimdhënësit dhe drejtuesit e tyre përbehen nga 56 ditë pune, ku përveç pushimeve verore përfshihen edhe ditët kur mësimi ndërpritet sipas programit mësimor vjetor. 7.4. Për efekt të lejes vjetore, në kohën e punës llogaritet edhe koha e paaftësisë së përkohshme në punë. 7.5. Punëmarrësit anëtarë të sindikatave nënshkruese të kësaj Kontrate, në rast martese ose vdekjeje të bashkëshortit, të paraardhësve ose pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë, të motrave dhe vëllezërve, përfitojnë një pushim të paguar prej 5 ditësh. 7.6. Në rast sëmundjeje të rëndë të paraardhësve ose pasardhësve të drejtpërdrejtë, të vërtetuar me raport mjekësor, punonjësit e arsimit, anëtarë të sindikatave nënshkruese të kësaj Kontrate, përfitojnë deri në 10 ditë leje të papagueshme në muaj, por jo më shumë se 30 ditë në vit. 7.7. Me kërkesën e SPASH dhe FSASH, të zgjedhurve në kryesitë e sindikatave në shkallë rrethi dhe këshilli sindikal, u sigurohet leje e pagueshme për të marrë pjesë në veprimtaritë sindikale lokale, kombëtare e ndërkombëtare. Kërkesa i paraqitet DAR ose ZA nga kryesitë e seksioneve sindikale vendore, të paktën 3 ditë para aktivitetit. Neni 8 Sistemi i pagave dhe shperblimeve 8.1. Mbështetur në Strategjinë e Arsimit Parauniversitar dhe në Programin e Qeverisë, që e konsideron arsimin si sektor parësor, të dy palët bien dakord që të ndërtojnë e zbatojnë një sistem pagash dhe shpërblimesh që mundëson një vlerësim më të mirë të figurës dhe punës së mësuesit e pedagogut dhe një motivim më të madh të tij, në bazë të angazhimit në procesin e reformimit e modernizimit të arsimit dhe të cilësisë së punës që kryen. 8.2. Punëdhënësi dhe punëmarrësi bien dakord që, në bazë të dispozitave të Kodit të Punës, të Kartës së Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Kartës Sociale Evropiane, të garantojnë për të punësuarit pagë të barabartë për punë të barabartë dhe profesion të njëjtë, pa asnjë dallim. 8.4. Në bazë të nenit 1 të Ligjit nr. 8487 datë 13.05.1999 “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, për ndryshimet, shtesat, plotësimet, përmirësimet dhe rritjet e mëtejshme të pagave të punonjësve të sistemit të arsimit parauniversitar, që mbrohen me këtë Kontrate Kolektive, punëdhënësi është i detyruar që në procesin e hartimit të buxhetit të çdo viti të konsultohet dhe të marrë mendimin e sindikatave nënshkruese të kësaj Kontrate Kolektive, përpara se propozimet përkatëse të dërgohen në Qeveri. 8.5. Në bazë të nenit 21 të Kartës Sociale Evropiane për të drejtën e partnerëve socialë për informim dhe me qëllim që të luftohen me efikasitet shpërdorimet dhe korrupsioni në menaxhimin e buxhetit të arsimit, sidomos për pagat, shpërblimet, shpenzimet operative dhe investimet, punëdhënësi është i detyruar që të njohë përfaqësuesit kryesorë të Sindikatave Qendrore me të gjitha të dhënat përkatëse financiare, të burimeve njerëzore, etj. Ky detyrim qëndron edhe për partnerët në nivelin e dytë. 8.6. Paga e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni të kësaj Kontrate Kolektive është e garantuar për të gjithë të punësuarit në arsim në mënyrë definitive. 8.7. Kur mësuesit kryejnë orë mësimi mbi ngarkesën mësimore vjetore të parashikuar në këtë kontratë, orët suplementare u paguhen sipas dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi. 8.8. Mësimdhënësit që punojnë larg vendbanimit të tyre marrin një shtese në pagë sipas kritereve që përmban VKM nr. 194 datë 22.04.1999 , të cilën e përmendëm më lart. Masa e shpërblimit për mësuesit që punojnë brenda njësisë administrative të DAR/ZA të tyre dhe që kthehen brenda ditës në shtëpi bëhet sipas vendimeve përkatëse për këto pagesa. 8.9. Mbështetur në nenin 117 të Kodit të Punës, nga paga mujore e mësuesit bëhen vetëm këto zbritje:
8.10. Me autorizim me shkrim nga sindikatat nënshkruese të kësaj kontrate kolektive, mësuesit që dalin në pension përfitojnë deri në dy paga mujore shpërblim. Neni 9 MBËSHTETJA E STRATEGJISË, REFORMIMIT DHE MODERNIZIMIT TË ARSIMIT 9.1. Sindikatat nënshkruese të kësaj kontrate kolektive, konfirmojnë se arsimi cilësor publik dhe jopublik dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës do të jenë prioritet i punës së tyre, se mbështesin dhe përfshihen aktivisht në procesin e zbatimit të Strategjisë së Arsimit, për reformimin dhe modernizimin e këtij sektori dhe se vlerësojnë programin e Qeverisë që e ka shpallur arsimin sektor prioritar, duke bashkëpunuar për përdorimin me efektivitet, kundër çdo abuzimi, shpërdorimi apo korrupsioni në dëm të buxhetit të shtetit. 9.2. Nëpërmjet seminareve, tryezave, diskutimeve në këshillat sindikale e forumet sindikale, sindikatat do të zbërthejnë aspekte të veçanta të Strategjisë së Arsimit, përfshirë kurrikulat, procesin e vlerësimit, të motivimit, tekstet etj, duke e vënë theksin në njohjen dhe zbatimin e këtyre kërkesave nga mësuesit dhe anëtarët e sindikatave. 9.3. Të dy sindikatat bien dakord që të bashkërendojnë punët për arritjen e këtyre qëllimeve. Neni 10 ANGAZHIM PËR ULJEN E NUMRIT TË FËMIJËVE QË BRAKTISIN SHKOLLËN DHE ELEMINIMIN E PUNËS SË FËMIJËVE 10.1 Të dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, angazhohen që me mundësitë e tyre dhe me mbështetje të tjera, sidomos nga Federata Ndërkombëtare e Arsimit, EI, nga sindikatat homologe, etj, të bëjnë një punë të veçantë për uljen e numrit të fëmijëve që braktisin shkollën dhe eliminimin e punës së fëmijëve. 10.2. Nëpërmjet trajnimeve të drejtuesve sindikalë dhe të anëtarëve të sindikatave si dhe nëpërmjet formave të tjera të punës konkrete në shkolla e në komunitet, ato do të synojnë për rritjen e numrit të mësuesve të angazhuar në një punë të veçantë me nxënësit që braktisin shkollën ose që janë në rrezik për ta braktisur atë, duke krijuar për ta një mjedis më tërheqës dhe më prindëror dhe duke pasur si objektiv eliminimin e punës së fëmijëve. 10.3. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, duke e patur si një ndër prioritetet e strategjisë së saj, mbështet këtë angazhim dhe siguron gatishmërinë e administratave të shkollave për veprime të përbashkëta, duke nxitur edhe përfshirjen e organeve të nxënësve dhe prindërve që veprojnë në shkolla. 10.4. Me propozimin e kryesive të sindikatave nënshkruese të Kontratës Kolektive, DAR dhe ZA shpërblejnë nga Fondi i Veçantë mësuesit që janë të angazhuar drejtpërdrejt dhe kanë rezultate të matshme për uljen e numrit të nxënësve që braktisin shkollën dhe eliminimin e punës së fëmijëve. Neni 11 Kushtet e punës 11.1. Shteti subvencionon shpenzimet për transportin e mësuesve dhe nxënësve të arsimit të detyruar që punojnë e mësojnë larg vendbanimit të tyre dhe që kthehen brenda ditës në vendbanim sipas vendimeve përkatëse. 11.2. Në kuadrin e marrëveshjeve midis dy palëve, të përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në konsultim me sindikatat, kriteret për kualifikimin e mësuesve. 11.3. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në konsultim me sindikatat, te përcaktojnë kritere për përzgjedhjen, emërimin dhe kualifikimin e drejtuesve të shkollave. 11.4. MASH dhe FSASH/SPASH do të negociojnë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrisë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për të mundësuar që mësuesit që janë të anëtarësuar në njërën nga sindikatat nënshkruese të Kontratës Kolektive të përfitojnë falas ekzaminimin që kërkohet me Udhëzimin e përbashkët nr. 2, datë 25.06.2004 ”Për zbatimin e VKM nr.742, dt.06.11.2003” Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.692 dt.13.12.2001 të Këshillit të Ministrave “Për masa të veçanta të mbrojtjes dhe sigurisë së shëndetit në punë”, të MSH dhe MPÇSSHB. Neni 12 Marrdhëniet me pushtetin vendor, komunat, bashkitë, qarqet dhe prefekturat 12.1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe FSASH e SPASH, si partnerë, marrin përsipër që në nivel qendror dhe vendor te paraqiten si palë e përbashkët, me kërkesa dhe objektiva të përbashkëta në marrëdhëniet me organet e pushtetit vendor, për : Neni 13 Liritë dhe te drejtat sindikale 13.1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës tërheq vazhdimisht mendimin e sindikatave nënshkruese të kësaj Kontrate Kolektive në procesin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore që lidhen me reformën në arsim, me marrëdhëniet e punës, pagat, shpërblimet, kushtet e punës, etj. 13.2. Sindikatat nënshkruese të kësaj Kontrate Kolektive të pajisen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me aktet e nxjerra prej saj, jo më vonë se 20 ditë nga momenti i shpalljes së tyre. 13.3. Për të garantuar të zgjedhurit në vendet drejtuese sindikale në kryerjen e detyrës së tyre, përfshirë kryetarin, nën/kryetarin dhe sekretarin e Këshillit Sindikal të rrethit, si dhe kryetarët e këshillave sindikale në shkolla, punëdhënësit i ndalohet t’i largojë ata nga puna, ose t’u ndryshojë vendin e punës, pa marrë më parë pëlqimin me shkrim të Kryesisë së SPASH e FSASH, përveç rasteve kur vërehen shkelje të ligjit ose të Kontratës Kolektive ose individuale te punës. 13.4. Drejtuesve te seksioneve sindikale në rrethe të secilës sindikatë nënshkruese të Kontratës Kolektive, për t’u mundësuar marrjen me veprimtari sindikale, mbështetur ne nenin 181, pika 7 e Kodit te Punës, u reduktohet ngarkesa mësimore javore, nga 5 deri në 10 orë në javë, si rregull, sipas numrit të anëtarësisë me kuotizacion. 13.5. Sindikatat nënshkruese të kësaj Kontrate Kolektive, me kërkesën e tyre duhet të njihen me të gjithë treguesit ekonomiko-financiar në nivel qendror dhe lokal. 13.6. Me kërkesën e kryesive të dy sindikatave nënshkruese të Kontratës, Drejtoria Arsimore e Qytetit Tiranë vë në dispozicion të tyre, për t’u marrë me veprimtari sindikale, nga një mësues për secilën sindikatë me ngarkesë mësimore javore të reduktuar, duke i ngarkuar këta mësues me jo më shumë se 12 orë mësimi në javë. 13.7. Në pajtim me nenin 181, pika 6 e Kodit të Punës, të zgjedhurit në organet sindikale në qendër e në rrethe, me mbarimin e mandatit, kanë të drejtë për t’u rikthyer në punë në profilin e tyre. 13.8. Dita e Mësuesit, 7 Marsi dhe Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, “5 Tetori” do të jenë në të gjithë vendin ditë veprimtarish kushtuar këtyre festave. 13.9. Veprimtaritë sindikale zhvillohen në mjediset e shkollës, pa dëmtuar procesin mësimor. Seksionet dhe Këshillat Sindikale kanë të drejtë të shpërndajnë dhe publikojnë në mjediset e shkollës, njoftime, programe, objektiva, përfshirë Kontratën Kolektive dhe dokumente të tjera të tyre. 13.10. Kryetarëve të këshillave sindikale në shkolla që përfaqësojnë më shumë se 15 anëtarë, nuk duhet t’u caktohet klasë në kujdestari. 13.11. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës , u siguron dy sindikatave qendrore, mjedise pune dhe pajisje për zhvillimin normal të veprimtarisë së tyre, ndërsa drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore të rretheve duhet t’u sigurojnë ambiente dhe pajisje pune seksioneve sindikale të FSASH dhe SPASH. 13.12. Për të lehtësuar pjesëmarrjen e kryetarëve të seksioneve sindikale të rretheve në mbledhjet e këshillave drejtuese qendrore të tyre, për 4 (katër) mbledhje në vit, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore të rretheve, mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe dietat, mbi bazën e vërtetimeve me shkrim të lëshuara nga kryesitë e sindikatave qendrore. 13.13 Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore dhe sektorët përkatës të financës, bazuar në nenin 117/2 të Kodit të Punës dhe në nenin 8, pika 9, shkronja “ c “ të kësaj Kontrate zbresin nga listëpagesat e mësuesve kuotizacionin sindikal dhe e xhirojnë në llogaritë e FSASH-SPASH në masën dhe periudhën një apo disa mujore, sipas kërkesës me shkrim të secilës Sindikatë Qendrore. Veprimi kryhet nga sektorët e financës mbasi seksionet sindikale në rrethe paraqesin pranë tyre listat e anëtarësisë, në të cilat mësuesit theksojnë shprehimisht se janë anëtarë të njërës apo tjetrës sindikatë dhe se pranojnë që kuotizacioni sindikal t’u zbritet nga paga. Listat e paraqitura nga seksionet sindikale janë të përhershme deri sa nënshkruesi në listë nuk ka bërë tërheqjen me shkrim. Për vërtetësinë e listave të anëtarësisë mbajnë përgjegjësi drejtuesit e seksioneve sindikale në rrethe. Neni 14 Statusi dhe Kodi i Etikes se mesuesit 14.1 Të dy palët bien dakord që të intensifikojnë punën e nisur për përfundimin brenda vitit të parë të kësaj kontrate të një drafti për Statusin e Mësuesit. 14.2 Palët bien dakord që të fillojnë procedurat ligjore për miratimin e Kodit te Etikës së Mësuesit dhe të mekanizmit rregullator të tij.
Neni 15 Zgjidhja e MOSMARRËVESHJEVE 15.1. Për rastet kur ka shkelje, keqinterpretim apo keqzbatim në dëm të anëtarëve të sindikatës, të një ose disa neneve të kësaj Kontrate, pala e interesuar do të ndjekë procedurën e mëposhtme për zgjidhjen e tyre:
Neni 16 Detyrimet dhe sanksionet 16.1. Palët kontraktuese janë të detyruara të përmbushin dhe respektojnë detyrimet që lindin nga Kontrata, duke respektuar kërkesat dhe duke zbatuar zgjidhjet qe përmbajnë nenet 169 deri 172 të Kodit të Punës. 16.2. Në rast të thyerjes së disiplinës në punë, dëmtimit të rëndë ose të përsëritur të pasurisë së institucionit, punëmarrësve u jepen këto masa disiplinore:
16.3. Në rast të thyerjes së rëndë të etikës në punë dhe të sjelljeve ekstremiste të padenja, nga ana e punëmarrësit mund të bëhet zgjidhja e menjëhershme e kontratës individuale të punës, bazuar në Nenin 153 të Kodit të Punës. Neni 17 E drejta e aksionit sindikal dhe e greves 17.1. Për arritjen e qëllimeve të tyre që janë mbrojtja e interesave dhe kërkesave sociale ekonomike të anëtarëve që përfaqësojnë, në mbrojtje të zhvillimit të reformës dhe modernizimit të arsimit, të rritjes së cilësisë së procesit mësimor, sindikatat nënshkruese të Kontratës Kolektive, si partnerë të ligjshme të punëdhënësit, MASH dhe Qeverisë, do të përdorin në radhë të parë negocimin dhe dialogun social, do të bëjnë argumentimin social e ligjor të kërkesave të tyre. 17.2. Por, nëse rrugët dhe mjetet sindikale që përshkruhen në pikën 1 të këtij neni nuk do të japin rezultat, në kuptimin që nuk do të çojnë në zgjidhjen e kërkesave të parashtruara, në bazë të nenit 50, pika 1 e Kushtetutës së Republikës se Shqipërisë, që garanton të drejtën e grevës dhe në bazë neneve 197, 197/1, 197/2, 197/3, 197/4, 197/8, 197/9 dhe 197/10, të Kodit të Punës, të dy Sindikatat Qendrore nënshkruese të Kontratës Kolektive kanë të drejtë të përshkallëzojnë lëvizjen sindikale me anë të protestave, manifestimeve deri te greva e pjesshme ose e përgjithshme. Neni 18 DISPOZITA TE FUNDIT 18.1. Palët, me pëlqim të dyanshëm, mund t’i bëjnë plotësime dhe ndryshime kësaj Kontratë Kolektive gjatë periudhës që ajo është në fuqi, në përputhje me ndryshimet që mund të ndodhin në legjislacionin e vendit ose ndryshime të tjera, që lidhen me procesin e reformimit e modernizimit të arsimit. 18.2. Palët, si mundësi dhe përjashtim, mund të zgjidhin Kontratën Kolektive të Punës, por vetëm për shkaqe të arsyeshme dhe të parashikuara në ligj. Në këtë rast është i nevojshëm njoftimi paraprak me shkrim, zyrtarisht 6 muaj përpara. 18.3. Dispozitat e kësaj Kontrate Kolektive që përbëjnë standarde, janë të detyrueshme për të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit e nivelit të dytë, dhe kontratat individuale që lidhen midis punëdhënësve të çdo niveli dhe punëmarrësve në sistemin e Ministrisë Arsimit dhe Shkencës. 18.4. Kontratat Kolektive të nivelit të dytë konsiderohen ato që lidhen nga DAR/ZA me seksionet sindikale të FSASH/SPASH në qarqe e rrethe, kontratat kolektive që lidhin me partneret përkatës sindikal shkollat jopublike të sistemit të arsimit parauniversitar dhe universitar, si dhe kontratat që lidhin me partnerët e tyre sindikalë, universitetet, shkollat e larta dhe institucionet kërkimore-shkencore që janë pjesë e sistemit të Ministrisë Arsimit dhe Shkencës. Neni 19 19.1. Kontrata Kolektive e Punës, hartohet në katër kopje të barazvlefshme, nga të cilat një depozitohet në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, një në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe nga një në secilën sindikatë nënshkruese.
|